Keita arrin akordin me Interin, nesër vizitat mjekësore

Keita arrin akordin me Interin, nesër vizitat mjekësore

Interi ka arritur akordin me sulmuesin e Monakos, Keita Balde. Marrëveshja është konfirmuar nga vetë nënpresidenti i klubit të principatës, Vadim Vasilyev, që për "Sports France" ka deklaruar:

"Po, ne jemi duke negociuar me Nerazzurrët. Ka ende disa detaje për t'u zhbërë, kështu që nuk mund të them se marrëveshja është bërë, por ne jemi në rrugën e duhur".-përfundoi Vasilyev.

Ndërkohë, "Sky Sport Italia" shkon më larg, duke shtuar se senegalezi mund të zbarkojë në Milano nesër, ku më pas do t'i nënshtrohet testeve mjekësore.

Për të arritur te Balde, Interi ka përdorur formulën huazim me të drejtë blerje. Operacioni pritet t'i kushtojë zikaltërve rreth 40 milionë euro. Ky do të ishte një rikthim i Balde në Seria A, pas eksperiencës te Lazio.

EMISIONET