KED shqyrton kandidatët e tërhequr dhe të ndaluar për Gjykatën Kushtetuese

KED shqyrton kandidatët e tërhequr dhe të ndaluar për

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit në mbledhjen e zhvilluar shqyrtoi rastet e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu shqyrtoi rastet për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të disa prej kandidatëve për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas shqyrtimeve KED vendosi Përfundimin e Procedurës së Verifikimit, Vlerësimit, Pikëzimit dhe Renditjes së Kandidaturës për 5 kandidatë dhe ndalimin e kandidimit për 5 kandidatë të tjerë, në vendet vakante ekzistuese.

Lista e kandidatëve të tërhequr nga kandidimi, për të gjitha pozicionet, është si më poshtë:

1. Alban Brati

2. Irena Reso

3. Theodhori Sollaku

4. Genci Ismaili

5. Avni Shehu

Lista e kandidatëve të ndaluar nga kandidimi është si më poshtë:

1. Ardita Alsula

2. Denar Biba

3. Kristaq Traja

4. Vasil Bendo

5. Kostandin Kazanxhi

Vendimet për përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës, si edhe aktet përkatëse të kandidatëve për tërheqje dhe vendimet per ndalim nga kandidimi, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë.

EMISIONET