Kë zgjedh Eraldo, Anxhelën apo Eugentin për Eurovizion?

Kë zgjedh Eraldo, Anxhelën apo Eugentin për Eurovizion?

Përkundër kontestimeve  për çmimet, gazetari i njhur i medias rozë Eraldo Rexho ndan mendimin se Festivali i fundvitit në RTSH në ndryshim nga vitet e tjera pati këngë shumë të mira.

I ftuar në BOOM ai tha se në mendimin e tij Festivali kishte 5 emra potencialë për të fituar, teksa vlerësoi Eugent Bushpepaj jo vetëm si artist por edhe për këngën me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Rexho: Gent Bushpepaj është një emër i pakontestueshëm si artist pavarësisht gjithë zërave që qarkulluan përpara dhe reagimeve që pati. Këtë vit duhet thënë që Festivali i fundvitit pati këngë shumë të mira për dallim nga vitet e tjera ku ndoshta edhe kënga fituese nuk ishte 100% kënga që ty të mbushte mendjen që bënte dallimin nga këngët e tjera. Pak a shumë ishin të gjitha të të njëjtin nivel dhe niveli ishte diku tek mesatari pa dashur të ul punën e askujt dhe të ofendoj askënd. Por këtë vit realisht Festivali kishte 5 emra potencialë për të qenë fitues. Edhe nëse nuk do të ishte Genti por do të shkonte Redoni që ishte vendi i dytë, ne prapë  do thonim: Uuu pse shkoi ky? Prapë do të ishte një artist i mirëpritur për të përfaqësuar Shqipërinë, emrat që morën pjesë ishin emra të mëdhenj, me një karrierë shumë të lavdërueshme dhe të pakontestueshme.

Por kë zgjedh Eraldo mes Anxhela Peristelit dhe Eugent Bushpepaj?

Rexho: E kam shumë për zemër Anxhelën dhe këngën e saj por nuk e di pse kam një lloj ndjeshmërie tjetër për këngën e Eugentit në këtë rast si përfaqësuese. Anxhela ka një këngë shumë potente, por ndoshta rroku i këngës së Gentit e bën pak më shumë këngë Eurovizioni, kjo është thjesht përshtypja ime. Kënga e Anxhelës më pëlqen shumë, e kam dëgjuar pafund gjatë këtij viti. Sikundër kam dëgjuar këngë të tjera që kanë qenë konkurente.

 

EMISIONET