Ke kandidat tjetër përveç Erion Veliajt? Ja si përgjigjet Rama

Ke kandidat tjetër përveç Erion Veliajt? Ja si përgjigjet

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur “Pyetjes që Vret” që Arian  Çani e bën në studio sikur Zoti i drejtohet të ftuarve, duke treguar  nëse ka kandidat tjetër përveç Veliajt si kryetar të Bashkisë së  Tiranës.

“Edi Rama, duhet të deklarosh publikisht nga kjo studio se nuk ke kandidat tjetër perveç Erion Veliajt si kryetar të Bashkisë së Tiranës”,  pyeti Çani Ramën.

“Me ndihmën tënde o Zot, u bëftë kjo realitet”, u shpreh Rama

Arjan Çani: Pra ai eshte.
Edi Rama: I dhashë përgjigjen unë lëre se e di vetë ai.

Po ashtu, Rama i është përgjigjur një tjetër pyetje të drejtuar nga Rama në këtë rubrikë.

“Rama, në vitin e 6 të qeverisjes tënde, ka ardhur koha të themi shkëlqimi dhe rënia e Edi Ramës?

“Mund të thoni ç’të doni, këtë nuk e përcaktojmë as unë, as ju”, tha Rama.

EMISIONET