Kë do ftonit në hotelin luksoz hapësinor?

Kë do ftonit në hotelin luksoz hapësinor?

Turistët së shpejti do të jenë në gjendje të udhëtojnë aty ku askush më parë nuk ka shkuar, falë ndërtimit të hotelit luksoz të parë në hapësirë.

Njoftimi erdhi gjatë takimit të Space 2.0 në San Jose, Kaliforni, të enjten. Projekti ambicioz Aurora Station ka kapicitet prej 6 personash,  përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit.

Kjo do jetë një eksperiencë që të jep mundësinë për të shijuar strehim të klasit të parë përmbi tokën,  si pjesë e një pushimi 12 ditor mes yjeve.

Do jetë një përvojë tepët e veçantë, ku pushuesit do kenë eksperiencën e gravitet 0 pa pasur drikë se do humbin në hapërisrë.

Gjithashtu në rendin e ditës është shansi për të marrë pjesë në eksperimente kërkimore të tilla si rritja e ushqimit në orbitë.

Frank Bunger, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i zhvilluesit Orion Span, tha se hoteli do të hapet në 2021 dhe do të presë mysafirët e tij të parë vitin e ardhshëm.

"Ne zhvilluam Aurora Station për të siguruar një destinacion gardian në hapësirë," tha ai.

"Me nisjen, Aurora Station shkon në shërbim menjëherë duke e çuar udhëtarët në hapësirë më shpejt dhe me një çmim më të ulët se kurrë më parë, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme".

EMISIONET