Kavajë, në makinë me silenciator

Kavajë, në makinë me silenciator

Një 52 vjeçar nga Shkodra është arrestuar teksa po lëvizte me makinë dhe me vete kishte një zastava dhe një silenciator.

Hajrulla Gjekaj po lëvizte me makinë në autostradën Rrogozhinë-Plepa kur u ndalua nga policia e Kavajës më 23 shkurt 2018.

Policia informon se Gjekaj ishte pasagjer, ndërsa mjeti drejtohej nga një tjetër shkodran.

Nga shërbimet e policisë është ndaluar për kontroll mjeti tip "Peaugeot" me drejtues shtetasin N. M., 53 vjeç, banues në Shkodër dhe pasagjer shtetasin Hajrulla Gjekaj. Gjatë kontrollit fizik shtetasit Hajrulla Gjekaj iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale : një armë zjarri tip “Zastava”.12 copë fishek, një silenciator” informon policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal.

EMISIONET