Pse nuk kam gati rrobat, në Kavajë burri vret me thikë gruan

Një krim i rëndë në familje u regjistrua këtë të enjte (23 nëntor 2017) në fshatin Karpen të Kavajës. 

Burri ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij pas debateve për motive të dobëta.

 Viktima është Sose Metushi, ndërsa autori Sami Metushi 50 vjeç. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e dy bashkëshorteve, rreth orës 11:00. 

Ddëshmitarë i kanë thënë Ora News se sherri ka nisur pse nuk ishte bërë buka dhe ku i kishte rrobat e hekurosura.

Fqinjët thonë se zënkat mes Citit Metushi ishin të shpeshta.

 Sipas policisë goditjet me thikë ishin fatale për gruan, e cila ka humbur jetën në vend. 

"Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00 ,shtetasi S.M, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen S.M", - informon policia e Tiranes.

Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë arrestuan autorin e krimit, i cili nuk bëri rezistence, por mësohet se ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Çifti me 5 fëmijë ishte zhvendosur aty nga Elbasani. Dy prej fëmijëve jetojnë në Itali.  

 Hetimet e policisë pritet të hedhin dritë më tej për këtë krim të rëndë. 


EMISIONET