Këtar persona raportohet se kanë humbur jetën nga protestat në Venezuelë kundër Presidentit Maduro.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, i cili ka organizuar marshin opozitar, e ka quajtur këtë ngjarje “historike”.

Qeveria amerikane ka treguar mbështetje për Guaidon dhe i ka bërë thirrje presidentit Maduro që të largohet.

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka përshkruar Maduron “të paligjshëm” dhe ka thënë se do të përdorë “gjithë fuqinë ekonomike dhe atë diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të shtyrë përpara rikithimin e demokracisë në Venezuelë”.

Edhe nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka shfaqur publikisht mbështetjen e tij për protestuesit opozitarë.

/Ora News.tv/