Katër të vdekur nga shembja e dy ndërtesave të vjetra në Marseille

Katër të vdekur nga shembja e dy ndërtesave të vjetra

Një grua tjetër u gjet e vdekur në rrënojat e dy ndërtesave të vjetra që u shembën të hënën në Marseille, duke e çuar në katër numrin e viktimave, njoftoi prokurori Xavier Tarabeux.

Në rrënojat e shtëpive, në lagjen popullore të Noy, pranë portit të qytetit, trupat e dy burrave dhe një gruaje u gjetën më herët.

Autoritetet lokale ende nuk e dinë se sa njerëz të tjerë mund të ketë poshtë rrënojave pasi këto ndërtesa shërbejnë shpesh si strehë për refugjatët e pastrehë.

Nga raportet paraprake është vlerësuar se mund të ketë 5 deri në 8 vitima.

EMISIONET