Katër të burgosur shqiptarë arratisen gjatë transferimit, dy kapen

Katër të burgosur shqiptarë arratisen gjatë transferimit, dy

Katër të burgosur shqiptarë në Greqi u arratisën mbrëmjen e sotme (9 maj 2018)  gjatë transferimit të tyre, por aventurën arritën ta vazhdonin vetëm dy prej tyre.

Ngjarja ndodhi në portin e Pireut pak pas orës 20:00 të së mërkurës, gjatë transferimit të 11 të arrestuarve nga policia nga Athina në Kretë. 

Pak para se trageti të nisej për në Chania, katër të burgosur arritën të thyenin prangat e tyre dhe u arratisën duke dalë jashtë portit.

Oficerët e policisë, me ndihmën e autoriteteve të portit, arritën t'i kapnin të dy prej tyre, ndërkohë që po punohet për kapjen e dy të tjerëve.

Shqiptarët konsiderohen si keqbëres tepër të rrezikshëm. Njëri prej tyre, Xhuljano Halilah, është denuar dy herë me burgim te përjetshëm për vrasje.

Ndërkohë Alfons Dodi dhe Petrit Luigji, të denuar me 25 vjet per grabitje dhe trafik droge.

I arratisuri i katërt, sipas mediave e ka mbiemrin Belxhimaj dhe është denuar me 25 vjet për trafik droge. 

Të katër ata po vinin nga Kreta për në Athinë, që të dërgoheshin në rrethe të ndryshme, për t'u paraqitur në seanca gjyqesore.

EMISIONET