Daniele De Rossi do të largohet nga Roma në fund të sezonit dhe katër oferta kanë trokitur në derën e tij.

Sipas "Calciomercato.com", skuadra si Boca Juniors, Vissel Kobe, Los Angeles Galaxy dhe New York FC kanë paraqitur propozimet e tyre financiare për 36 vjeçarin, i cili mund të luajë me Ibrahimovic ose Iniestën në sezonin e ardhshëm.

Por, nuk përjashtohet mundësia që De Rossi të qëndrojë në Itali. Conte dhe Luciano Spalletti kanë marrëdhënie të mira me mesfushorin dhe nuk shihet si e pamundur ta shohësh te njëri klub milanez në verë.

/Ora News.tv/