Nëna e të ndjerë XXXTentacion  ka pranuar çmimin Favorite Soul/R&B Album në reperi mori në American Music Aëards 2018 mbrëmjen e së martës.

Kleopatra Bernard dha një fjalim të shkurtër, duke falenderuar fansat e djalit të saj dhe ata që e ndihmuan të fitonte çmimin.

"Jam i nderuar që ta pranoj këtë çmim në emër të djalit tim,"-tha Bernard. "Do të doja të falënderoja AMA-s, fansat e tij dhe të gjithë ata që e bënë këtë të mundur."
20-vjeçari para se të vdiste u nominua për 'Artisti i ri i Vitit' dhe 'Albumi i preferuar Soul/R&B, për albumin e tij  '17' të vitit 2017.

Ai fitoi çmimin "Artisti i ri më i mirë në BET Hip-Hop Awards" gjatë fundjavës. Nëna e tij gjithashtu e pranoi çmimin në emër të tij.

Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Jahseh Onfroy, u vra tragjikisht në qershor pasi u doli nga një dyqan motorash në Florida.

Zyrtarët thanë dy persona të armatosur dhe të maskuar i prenë rrugën me makinë XXXTentacion dhe e qëlluan shumë herë.

/Ora News.tv/