Ministrat e Arsimit dhe Diasporës të Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan një takim të përbashkët në Tiranë ku patën  në fokus arsimin shqip në diasporë dhe diskutime mbi marrëveshjet e arritura mes Shqipërisë dhe Kosovës. Pas takimit 4 ministrat Nikolla, Majko, Gashi dhe Bytyçi publikuan rezultatet e diskutimit.

Nikolla:  Sot kemi finalizuar këshilline  përbashkët për të mirëmenaxhuar gjithë punën për arsimin në diasporë. Nuk do të ketë më punë të ndara për të mundësuar arsimimin e fëmijëve në diasporë veç Shqipëria dhe veç Kosova, por një punë e mirëorganizuar nga ekipet tona që do të finalizojnë në nivel teknik duke institucionalizuar në një qendër të bërashkët që do të ngrihet në Prishtinë. Grupet e përbashkëta të punës finalizojnë kurrikulën e përbashkët që do të thotë tekste të përbashkëta dhe një ekip të përbashkët menaxhimi për gjithçka që lidhet me punësimin e mësuesve, trajtimin e tyre dhe të gjitha problematikat që kërkojnë zgjidhje nga ekipet e përbashkëta e dy vendeve tona, për të realizuar angazhimin tonë një arsim cilësor të gjuhës shqipe në diasporë.

Jam shumë i lumtur që pas nënshkrimit të marrëveshjes nga dy kryeministrave sot po fillojmë implementimin konkret.

/Ora News.tv/