Fitore mes lotësh, Vllaznia bie në Kategorinë e Parë

Fitore mes lotësh, Vllaznia bie në Kategorinë e Parë

Do të jetë Vllaznia skuadra që do të shoqëroj Lushnjën në Kategorinë e Parë. Pavarësisht fitores 5-1 në transfertën e Skënderbeu-t shkodranët nuk arritën të mbijetonin në Kategorinë Superiore, duke prekur për herë të parë "fundin".

Në Korçë, Vllaznia arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë dhe 3 në të dytët, të cilët ishin të mjaftueshëm për mbijetesën nëse Kamza do të barazonte me Partizanin, por kjo gjë nuk ndodhi në “Selman Stërmasi”. Golat për skuadrën e Vllaznisë u shënuan nga Çinari dy herë, Sukaj, Kalaja dhe Malota, ndërsa korçarët ngushtuan rezultatin në 2-1 me anë të Gripshi.

Kamzalijve iu mjaftoi një gol i Rezi në minutën e 48-të për të siguruar mbijetesën në elitë. Kjo është hera e dytë që Vllaznia provon "shijen" e Kategorisë inferiore në futbollin shqiptar.  Në vitin 1956, kur Dinamo u shpall kampione, ka qenë hera e parë që klubi shkodran është rrëzuar nga kategoria. Me këtë verdikt, rrëzim nga kategoria pëson dhe skuadra e dytë e Vllaznisë, ajo B që do të luaj sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Nga lotët e shkodranëve, tek festa e Luftëtarit që arriti për herë të parë Evropën. Gjirokastritët mposhtën Lushnjën me rezultatin 1-2. Laçi do të jetë skuadra tjetër që do të shoqërojë Luftëtarin dhe Kukësin në Europë.


Rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Skenderbeu-Vllaznia 1-5
Lushnja-Luftetari 1-2
Kukësi-Flamurtari 2-2
Laçi-Teuta 4-1
Lushnja-Luftëtari 0-2

EMISIONET