Kategoria Superiore/ Mbyllen pjesët e para, golat shënohen me pikatore

Kategoria Superiore/ Mbyllen pjesët e para, golat shënohen me pikatore

Teuta ka surprizuar në Korçë, pasi e mbylli në avantazh pjesën e parë kundër Skënderbeut duke u afruar edhe më shumë me mbijetesën.

‘Heroi’ i 45’ minutave të para ishte mbrojtësi Silvestër Shkalla, që shënoi me kokë golin e avantazhit pak para fundit.

Me fitore minimale eshte mbyllur dhe ne Tirane, ku Partizani po udheheq ndaj Vllaznise me rezultatin 1-0. Goli i Asanit i ka dhënë qetësinë “demave” që të jenë në avantazh. Partizan-Vllaznia është padyshim një nga sfidat më vendimtare të këtij sezoni futbollistik. Ekipi kryeqytetas dhe shkodranët kanë objektiva të kundërta këtë sezon, pasi “demat” kërkojnë të kapin Kupat e Evropës, ndërsa miqtë duan të sigurojnë mbijetesën. Kjo sfidë ndan përfundimisht fatet e sezonit për njërën nga skuadrat.

Fitues ka pasur dhe në Kukës e Laç me vendasit që po triumfojnë respektivisht 2-0 ndaj Luftëtarit dhe 1-0 ndaj Lushnjës. Vetem barazim 0-0 ne takimin tjeter mes Kamzes dhe Flamurtarit. 


EMISIONET