Kategoria Superiore/ Javë decizive për skuadrat që kërkojnë mbijetesën

Kategoria Superiore/ Javë decizive për skuadrat që

Java e 26-të e Kategorisë Superiore rezervon sfida mjaft interesante teksa ndeshjet do të zhvillohen në dy ditë, përkatësisht të dielën dhe të hënën.

Në "Zeqir Ymeri" do të luhet dhe derbi i veriut, mes Kukësit dhe Vllaznisë. Në fakt në këtë takim të dy ekipet vijnë me objektiva tërësisht të ndryshëm teksa verilindorët tentojnë të rivalizojnë Skënderbeun për titullin kampion, ndërsa për shkodranët objektivi i vetëm është mbijetesa në superiore.

Tek kampi kukësian atmosfera nuk është shumë e qetë pas disfatës 2-1 ndaj Luftëtarit, teksa presidenti i klubit Safet Gjici ka paralajmëruar se mund të marr dhe masa pas humbjes në Gjirokastër.

Lajmi i mirë për Peter Pacult është forma e mirë e sulmuesit Sidrit Guri i cili këtë herë do të kenë përballë ekipin ku ka hedhur hapat e parë si futbollistës profesionist.

Ndërkohë në Korçë, pas barazimit 1-1 të javës së kaluar ndaj Teutës, Skënderbeu kryesues do të kërkoj të rikthehet tek fitorja teksa do të pres Luftëtarin. Në takimet e tjera Laçi do të pres ekipin surprizë në këtë sezon, Kamzën me të dy ekipet që tentojnë një vend në Kupat e Europës.

Lushnja tashmë me një këmbë në kategorinë e parë do të pres në "Roza Haxhiu" Teutën. Të hënën në kryeqytet, Partizani do të pres Flamurtarin.

EMISIONET