Kategoria Superiore/ Derbi mbijetese në Durrës, Kukësi e Partizani përplasin "brirët" për Evropën

Kategoria Superiore/ Derbi mbijetese në Durrës, Kukësi e

Kategoria Superiore është futur në një fazë të nxehtë dhe ku çdo pikë vlen.

Java e 29-të e kategorisë më të lartë në futbollin shqiptarë do të luhet në dy ditë, me katër sfida që do të zhvillohen të shtunën, ndërsa e diela rezervon "derbin e mbijetesës" Teuta-Vllaznia.

Një sfidë që vjen në momentin e duhur për të dyja skuadrat, pavarësisht se janë shkodranët ata që vijnë me moralin e lartë në këtë 90 minutësh.

Kuqeblutë kanë fituar 2 takimit e fundit, pikërisht atë ndaj Skënderbeut kryesues dhe Lushnjës së vendit të fundit.

Nga ana tjetër dhe durrësakët po bëjnë një kampionat të mirë, duke mos pësuar humbje prej 4 javësh. Gjithsesi, 8 pikët e fituara në javët e fundit nuk e kanë nxjerrë Teutën nga zona e ftohtë, por një fitore e mundshme të dielën do të zhvendoste Vllazninë në këto pozita.

Edhe historia në këtë sezon favorizon Teutë, ku në 3 përballje kanë fituar dy dhe humbur një. Barazimi i vetëm në këtë statistikë është vetëm golavarazhi që është zero.

Megjithatë, derbi ka dhe në vendet e larta të tabelës, me Kukësi-Partizani që premtojnë spektakël. Të kuqtë kanë një marsh më tepër që prej ardhjes në stol të Klevis Dalipit. Një fakt interesant është se në dy takimet e fundit mes tyre, ka fituar ekipi mik.

Javën e 29-të e plotësojnë takimet Lushnja-Flamurtari, Luftëtari-Laçi dhe Skënderbeu-Kamza.

EMISIONET