Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për U-19 dhe U-17, ja kalendari

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për U-19 dhe U-17, ja kalendari

Në prezencën e zyrtarëve të klubeve të Kategorisë së Pare të moshave U-19 dhe U-17 u hodh sot në ambjentet e FSHF, shorti për kampionatin kombëtar të Kategorisë së Parë, për sezonin 2018-2019, për Grupet A dhe B.

Specialisti i Sektorit të garave në FSHF, Eraldi Shera, realizoi edhe procedurën e hedhjes së shortit, ku secili prej përfaqësuesve të klubeve tërhoqi goglat që korrespondonin me numrin përkatës, si për ekipet e grupit A, ashtu edhe për ato në grupin B.

Sezoni 2018-2019 i Kategorisë së Parë për moshat do të nisë në datën 30 shtator 2018. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarët e plotë të kampionatit:

Kalendari U-19 Gr A 2018-2019
Kalendari U-17 Gr A 2018-2019
Kalendari U-19 Gr B 2018-2019
Kalendari U-17 Gr B 2018-2019

EMISIONET