Kate Upton është në krye të listës së Hot 100 të Maxim.

Lajmi u konfirmua të enjten dhe supermodelja ndodhet në koopertinën e revistës si 'femra më seksi në botë'.

"Të qënurit numri 1 në Hot 100 është një shpërblim i vogël për të gjithë punën e vështirë,"-shprehet Upton.

Ylli i pasarelave i bashkohet një liste ku përfshihen yje 'të nxehtë'.

Hailey Baldwin kryesoi listën vitin e kaluar ndërsa Stella Maxwell dhe Taylor Swift zotëruan vendin e parë në vitin 2016 dhe 2015, respektivisht.

"Lista jonë Hot 100 ka të bëjë më shumë sesa thjesht bukuria fizike. Tani më shumë se kurrë ne duhet të lartësojmë femrat e zgjuara dhe të fuqishme që po thyejnë kufijtë duke na treguar se çfarë është e mundur. Dhe askush nuk mund ta bëjë këtë më shumë sesa ylli ynë i kopertinës Kate Upton,"-tha në një deklaratë Robert Price, shefi i Maxim.

Kate është zbuluar në një shfaqje me kuaj kur ishte 12-vjeçe.


/Ora News.tv/