Kate dhe Meghan për herë të parë bashkë në publik, pa bashkëshortët

Dy kunatat Kate Middleton dhe Meghan Markle kanë dalë për herë të parë në publik së bashku pa bashkëshortët e tyre.

Dukesha e Kembrixhit dhe ajo e Sussex morën pjesë në ndeshjen e tenisitë në Wimbledon të shtunën pas praninë e Princ William dhe Princ Harry.

Zonjat morën pjesë në ndeshjen finale të tenisit midis gjermanes Angelique Kerber dhe Serena Williams, një nga shoqet e ngushta të Marke.

Williams ishte në listën e mysafirëve në dasmë mbretërore të Meghan dhe Princ Harry-t.

Kate zgjodhi një fustan të bardhë me pika të zeza ndërsa Meghan pantallona të bardha dhe këmishë me vija blu e të bardha.

Dy kunatat duken shumë mirë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ato u fotografuan duke biseduar dhe qeshur gjatë gjithë pasdites.

EMISIONET