Kastro Zizo: Vodha lekët e çunave të lagjes për të bërë këngën e parë

Kastro Zizo: Vodha lekët e çunave të lagjes për të

Klevis Bega, i njohur nga gjithë publiku si Kastro Zizo e ka nisur karrierën e tij muzikore që në moshë të vogël, ndërsa tani është ndër artistët më të suksesshëm në Shqipëri.

Në intervistën e tij për “Mos i fol shoferit” ai zbuloi se si arriti të bëhej pjesë e muzikës me lekë të ‘vjedhura’, si dhe marrëdhënien e tij me babain, të cilin e streson vazhdimisht.

Dembacaj: Lidhja jote me artin, me muzikën kur ka filluar?

Zizo: Ka filluar krejt rastësisht. Unë vij nga një familje që im atë është mekanik, ime më ka qenë ekonomiste. Nuk kanë të bëjnë shumë, por daja është një nga trombistët më të mirë në vend. Jam rritur në skena, qoftë edhe për qejf. Shumë rastësisht. Fakti që kam patur dhe vazhdoj të kem të jem në qendër të vëmendjes dhe duke ditur që i vogël 2 gjuhë, kështu e nisa. Këngën e parë e kam bërë para 21 vjetësh të studio Jazz, ka qenë 90 mijë lekë asaj kohe. Unë me grupin 2Farm, me atë shokun tim Renin, secili nga 45 mijë lekë. Si do shkoja unë në shtëpi ti kërkoja dhe mami me të veten më suportonte, më jepte 20 mijë lekë tjerat gjeji vetë, babi ishte kundër derisa filluan të vinin milionat. Gjithsesi ai donte të merrja një rrugëtim tjetër në jetë. Mbaj këngën e parë, 25 mijë lekshin, ndjesë ata që më shohin tani, janë nja 2 djem që i kam pasur në lagje, ishin më të vegjël se unë dhe kishin disa njerëz jashtë shtetit. Unë i kapja si lac i thoja o çun hajde këtu, ma jep pak këtë orën. Kam qenë një hajdut i frikshëm. 25 mijë lekshin e kam siguruar me disa vjedhje kështu, sigurisht që më vonë ia kam kthyer. Por kështu e kam bërë këngën e parë.

Ndërsa fliste për formatin e ‘Mos i fol shoferit’, ai zbuloi një detaj me babain e tij duke thënë:

Kur udhëtoj për punë apo koncerte, udhëtoj me babin. Ai ka një jetë në timon, unë që vij nga koncerti, ndoshta dhe me ndonjë gotë më shumë dhe ulem në vend të parë e ia çaj menderen. Jam pasagjeri më i poshtër që mund të ekzistojë.”

EMISIONET