Kastro Zizo heq dorë nga kandidatura për kryetar bashkie, është më i lumtur në televizion

Kastro Zizo heq dorë nga kandidatura për kryetar bashkie,

Kastro Zizo deklaroi para disa muajsh se mund të kandidonte si kryetar Bashkie në qytetin e Përmetit, por duket se nuk e ka më këtë ide.

I ftuar për festën e fundvitit në emisionin "Mos i fol babagjyshit" në Ora News, ai u shpreh se tani do të përqendrohet tek dëshira për të qenë në televizion.

Rudina Dembacaj: Vazhdon të jesh i mendimit për tu bërë deputet apo ndërroi si ëndërr?

Kastro Zizo: Eprorët këtu ku jemi ne, mua më vulosën një kontratë goxha të gjatë. Di të them që janë vite dhe jam i lumtur të bëj media, sesa të shes fënda atje ku bëjnë gjithë ata të tjerët.

Në dhjetor të këtij viti, këngëtari shqiptar, prej kohësh në treg edhe si moderator, zyrtarizoi me presidentin Ylli Ndroqi kalimin në Rtv Ora News.

Që nga janari i vitit 2019, ai do të drejtojë emisionin "Late Night Show" që do të transmetohet çdo të premte në orën 22:30.

EMISIONET