Kastro Zizo për eksperiencën në teatër: Publik injorant, më vinte t’i shaja!

Kastro Zizo për eksperiencën në teatër: Publik injorant,

Hiti ‘Ja ke fut kot plako’ na sjell menjëherë ndërmend artistin Kastro Zizo që ka kontribuar në muzikë me projekte tepër të pëlqyera për publikun. Por ai ka provuar të eksperimentojë me këngë komerciale si dhe të bëhet pjesë e artit si aktor.

Në një intervistë për ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ai tregoi arsyen përse u bë pjesë e komercializmit, si dhe foli për eksperiencën si aktor.

Dembacaj: Ke bërë dhe muzikë komerciale, si lindi ideja? Ishte luftë për mbijetesë?

Zizo: Kanë ngelur disa thënie që artistët nuk kanë lekë. Nëse ti bën një art të sinqertë me veten tënde, padiskutim dhe masa që gjykojmë e shajmë, pse pëlqejnë këtë muzikë edukohet. Se në fund ne jemi ata njerëzit që mund ti japin 5 gjëra më shumë. Unë kam bërë jo për mbijetesë, por jo për tu bërë milioner, por nga muzika kam fituar dhe vazhdoj të paguaj shumë mirë. Ka pafundësisht artistë dhe pseudoartisë që janë bërë të pasur dhe nuk e meritojnë. Për të jetuar në një shoqëri konsumi fast food-i. 

Dembacaj: Dy përvoja si aktor në teatër dhe film. Si ishin?

Zizo: Kanë qenë periudha të bukura të jetës sime. Kanë qenë si lojë në fillim.

Dembacaj: Do i riktheheshe?

Zizo: Patjetër.

Dembacaj: Kush të shijoi më shumë?

Zizo: Të dyja, megjithëse unë jam i kameras. Në teatër, shpesh herë kur vinte publiku, kishte një lloj shpesh injorant që qeshnin apo talleshin. Flas para 10 vjetësh në 2007, ndërkohë që kisha monologun apo dialogun me shqiptarët më vinte që ti shaja, tu kthehesha atyre grave që kishin ardhur duke ngrënë kokoshka në teatër.

EMISIONET