Kastrioti e Tirana "përplasin" brirët, në "Elbasan Arena" vendoset fituesja e Kategorisë së Parë

Kastrioti e Tirana "përplasin" brirët, në "Elbasan

Luhet sot finalja e Kategorisë së Parë të futbollit në Shqipëri. Fituesja e grupit të veriut, Kastrioti do të përballet me kryesuesit e atij të jugut, Tiranën, duke nisur nga ora 17:00 në "Elbasan Arena".

Një sfidë që ka më shumë vlera prestigji, pasi të dy skuadrat e kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, trofeu do të ishte edhe një shenjë krenarie për dy skuadrat, me kryeqytetasit që e kanë eksperiencën e parë në këtë kategori ndërsa krutanët kthehen në Kategorinë Superiore pas disa viteve mungesë.


EMISIONET