Karvanët e emigrantëve, vogëlushi 8 vjeçar vdes në kufirin Meksikë-SHBA

Karvanët e emigrantëve, vogëlushi 8 vjeçar vdes në

Një djalë tetë-vjeçar nga Guatemala që ishte nën kujdestarinë e qeverisë amerikane ka vdekur thonë autoritetet e emigracionit.

Një kongresmen i Teksasit tha se fëmija quhet Felipe Alonzo-Gomez.

Është rasti i dytë brenda këtij muaji që një fëmijë emigrant vdes ndërsa ishte arrestuar pas kalimit të kufirit SHBA-Meksikë.

Më herët 7- vjeçari, Jakelin Caal, gjithashtu nga Guatemala, vdiq vetëm disa orë pasi u arrestua.

Kongresmeni i Texan Joaquin Castro bëri thirrje për një hetim nga Kongresi lidhur me vdekjen e  djalit.

"Ne duhet të sigurohemi që të trajtojmë emigrantët dhe azilkërkuesit me dinjitet njerëzor dhe të sigurojmë kujdesin e nevojshëm mjekësor për këdo që është nën kujdestarinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara," tha ai.

"Politika e administratës për largimin e njerëzve që kalojnë ilegal nga portet hyrëse po i vë familjet dhe fëmijët në rrezik të madh".

Mijëra emigrantë kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore në kufirin amerikan.

Emigrantët thonë se po ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador.

Shumë prej tyre thonë se qëllimi i tyre është të vendosen në SHBA pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët amerikanë se kushdo që kapet duke hyrë në vend në mënyrë të paligjshme do të përballet me arrestimin, ndjekjen penale dhe dëbimin.

EMISIONET