Karnavalet kanë pushtuar për të 12-tin vit  qendrën e qytetit të Korçës me personazhe dhe veshje nga më të ndryshmet.

Kllounët, shpatarët, kërcimtarët dhe personazhe të jetës së përrallave dhe asaj reale kanë prezantuar numrat e tyre duke entuziazmuar dhe gjallëruar gjithë qytetarët.

Festa ka shënuar edhe startin e sezonit turistik për këtë verë që pritet të jetë e mbushur me aktivitete.

Parada shumëngjyrëshe këtë vit ka sjellë 27 grupe të cilat pasi marshuan në bulevardet e Korçës.

Sotiraq Filo: Korça gjithnjë e më shumë po shëndërrohet në një destinacion turistik. Ka shumë vizitorë vendas dhe të huaj që po zgjedhin Korçën, jo vetëm për të festaur festat, por edhe për të kaluar fundjavat e tyre. Turizmi po shëndërrohet dalë nga dalë në një sektor të rëndësishëm dhe unë shpresoj shumë, që edhe këtë vit të kemi një sezon të sukseshëm turistik me shumë vizitorë që të vijnë në qytetin tonë dhe të kalojnë këtu kohën e tyre.

Festat në Korçë tashmë janë kthyer në tradite dhe te shumta në numër te cilët tërheqin turistë nga i gjithë vendi dhe jo vetëm.

/Ora News.tv/