Karkaleca me armë kimike!

Karkaleca me armë kimike!

Gjurmët e një agjenti kimik u gjetën në karkaleca të kapura pranë ishullit suedez të Maseskarit, ku 28 anije me armë kimike dhe armë të tjera u fundosën nga aleatët pas Luftës së Dytë Botërore, tha Agjencia Kombëtare e Ujit Suedez.

"Ne jemi duke folur për një përqendrim shumë të ulët të kimikateve, që nuk konsiderohen të rrezikshme për konsumatorët, por këto janë substanca që nuk duhet të jenë të pranishme në mjedisin detar", tha eksperti i Agjencisë Kombëtare të Ujit Fredrik Lindgren.

"Kjo është veçanërisht serioze për shkak të peshkimit intensiv në zonë", paralajmëroi ai.

Agjencia kërkoi ndalim të plotë të peshkimit në zonën që rrethon ishullin, i cili ndodhet në ngushticat e Skagerrakut që lidh Detin e Veriut dhe Detin Baltik. Anijet e peshkimit suedeze dhe të huaja veprojnë në zonë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.

Substanca, e identifikuar si diphenylchlorarsine, ka gjasa të rrjedhë në ujë nga bomba të prishura në bordin e anijeve të fundosura, tha agjencia. Kimikati u quajt CLARK 2 (Chlor-Arsen-Kampfstoff 2) nga gjermanët, i cili u shpik në vitin 1918.

Kimikati sulmon mukozën dhe mushkëritë, duke shkaktuar teshtimë, kollitje, dhimbje koke dhe vjellje tek njerëzit.

Shkencëtarët suedezë tani po paralajmërojnë se gjurmët e substancës helmuese mund të jenë gjithashtu të pranishme në peshqit e Detit Baltik, duke thënë se ata po planifikojnë të zgjerojnë hulumtimet e tyre mbi këtë çështje.

Anije të ngarkuara me municione dhe armë kimike u dërguan në fund të Detit të Veriut, në një thellësi prej 200m pas Luftës së Dytë Botërore.

EMISIONET