Karikaturat, Kapexhiu: Kam marrë edhe kërcenime

Karikaturat, Kapexhiu: Kam marrë edhe kërcenime

Karikaturisti Bujar Kapexhiu i ftuar në studion e RTV Ora deklaroi se ka pasur raste kur ka marrë edhe kërcënime për karikaturat e tij.

Meço: Eshtë shumë vështirë që ta sfidosh karikaturizmin sepse për shembull, bëjmë argument, bëjmë diskutime, mund t ju sfidoj me fakte me gjithcka, por karikaturën është shumë vështirë që ta sfidosh. Si i presin, njerëzit që ju i keni objekt karikaturash?

Kapexhiu: Në përgjithësi e trashëguar nga diktatura, në fillimet e vitit 90- të 91 kur kam filluar të bëjë presidnetët ministrat, e kanë pritur shumë keq, madje kam patur dhe kërcënime. Po problem është ky vinin nga diktatura dhe në diktaturë një karikaturë ishte e rrezikshme, sepse atëhere kritikohej vetëm imperializmi amerikan dhe social, por dhe  imperializmi sovjetik. Nëse dikush do të dilte në karikaturë, megjithëse karikatura në atë kohë shkonte deri te drejtori kooperativës ose te ndonjë drejtor, më lart nuk shkonte. Kushdo që dilte në karikaturë e kishte firmosur fundin e tij. Mirëpo me kohën, mesa duket edhe politikanët tanë duke iu afruar Europës, filluan të qytetërohen dhe e kuptuan që karikatura është dhe si një lloj reklame. Qarkullon në sferat e politikanëve, në përgjithësi në botë dhe marrëdhëniet e karikaturistëve, ku thuhet që: Një karikaturë është e rrezikshme për një politikanë,  por më e rrezikshme është kur nuk ka asnjë karikaturë.


EMISIONET