Rreth 200 priftërinj nga e gjithë bota janë mbledhur në Romë në Universitetin Papal Regina Apostolorum për të ndjekur për një javë rresht leksione ndaj ekzorcizmit, mënyrat për të përballuar sfidat e së keqes.

Një nga docentët e nderit e këtij kursi universitar është kardinali shqiptar Ernest Simoni i cili prej rreth 10 vitesh është i autorizuar nga Kisha katolike për të kryer ritet e ekzorcizmit.

Kardinali shqiptar ka suprizuar të gjithë duke deklaruar se sot në këto kohë moderne ai ushtron ekzorcizmin dhe me anë të telefonit.

"Kryej 4-5 ekzorcizma në ditë, ka deklaruar ai para 200 priftërinjve. Unë vetëm ndihmoj me misionin tim, shërimi vjen nga Jezu Krishti. Ai na ka mësuar të shtypim djajtë, të shërojmë njerëz dhe unë e bëj."

"Ideja e lindjes së një kursi të tillë në nivel universitar erdhi për të ndihmuar priftërinjë në vështirësitë me përballjen dhe zgjidhjen e problemeve të personave që dëshërojnë të clirohen nga kontakti me botën e errët të magjisë, të satanizmit, apo që janë pranë aksionve të djallit", shpjegon Profesor Giuseppe Ferrari i grupit studimor fetar të këtij universiteti si dhe një nga organizatorët e kursit.

Sipas profesorit gjatë viteve të fundit numri i ekzorcizmit është rritur pasi është rritur dhe numri i kërkesave për ekzorcizëm e ku kurs përgatit pritërinjtë me një vizion shumë dimensional ndaj personave që kërkojnë një shërim shpirtëror.

Kardinali Ernest Simoni ka sjellë dëshminë e punës së tij duke nënvizuar rëndësinë që ekzorcizmin duhet ta kryejnë vetëm ata priftërinjtë që janë të autorizuar nga Kisha.

"Kur kryej një ekzorcizëm lutem e personat hidhen përpjetë. Mjekësia shpritërorë është mjaft e madhe", ka deklaruar kardinali. Kuptj menjëherë nese bëhet fjalë për një sëmundje psiqike e nervoze apo praninë e Satanasë:"

"Kam kryer ekzorcizëm në Shqipëri dhe ndaj myslimanëve kur ma kanë kërkuar. Kam bekuar dhe shtëpitë e muslimanëve, kur ata ma kanë kërkuar I ka shëruar Jezusi e unë vec kam ndihmuar. Unë jam si të gjithë të tjerët", kë përfunduar rrëfimin e tij kardinali shqiptar.

/Ora News.tv/