Kardinali Ernest Simoni feston me Papa Françeskun 90-vjetorin e lindjes

Kardinali Ernest Simoni feston me Papa Françeskun 90-vjetorin e lindjes

Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, ka mbushur sot 90 vjeç dhe ditëlindjen e tij e ka festuar në një takim të veçantë në Vatikan me Atin e Shenjtë Papa Françesku.

Bashkarisht ata kanë marrë pjesë në meshën e mbajtur në Santa Marta në Vatikan.

Gjatë homelisë, Papa Françesku i ka kërkuar Kardinalit shqiptar të rrëfejë mbi persekutimet e klerikëve gjatë regjimit komunsit në Shqipëri.

"Vëllai ynë 90 vjeçar mund të na tregoj shumë gjëra mbi këto persekutime", ka thënë Ati i Shenjtë.

Papa Françesku ka takuar për herë të parë Kardinalin Ernest Simoni më 21 shtator të 2014 gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Ati i Shenjtë u prek mjaft nga rrëfimi i jetës së vuajtur të At Ernest Simonit e më 9 tetor të 2016 e emëron Kardinal.

Në mikrofonin e Radio Vatikanit, Kardinali Ernest Simone, ka shprehur emocionet e ditës së sotme: "Ishte një gëzim i madh e lumturi të takoja sot në këtë meshë Atin e Shenjtë, dashurinë e tij të pafund për të gjithë njerëzit dhe për të varfërit në veçanti, të dëgjoja fjalë urimi e lumturie."

Për Shqipërinë e politikën shqiptare, Kardinali Simoni shprehet se lutet çdo ditë për popullin e tij, me këshillën se të gjithë duhet të shohim drejt objektivit suprem e se historia botërore ka mësuar se pa Zot nuk ka të ardhme.

EMISIONET