Një specie e gjitha femërore e karavidheve, që u zhvillua në një akuarium gjerman 30 vite më parë, mund ta pushtojë shumë shpejt planetin tonë, duke u klonuar, sipas një studimi të ri të gjenomit.

Evolucioni i çuditshëm i karkalecave me dhjetë këmbë u eksplorua në një studim të gjenomit të udhëhequr nga shkencëtarët në Qendrën Gjermane të Kërkimit të Kancerit, rezultatet e të cilës u publikuan në revistën shkencore "Natyre".

Hulumtuesit ndoqën gjenomin e karavidheve dhe gjetën që pasardhësit e tyre të gjitha femra janë gjenetikisht identikë, domethënë ato janë komplete të ngjashme me nënat e tyre.

Shkencëtarët kanë numëruar 3.5 miliardë çifte në bazë në gjenomin e karavidheve, të cilat janë rreth 7 për qind më të mëdha se sa gjenomi i njeriut. Zyrtarisht i njohur si Procambarus virginalis por gjithashtu i quajtur Marmorkrebs, karavidhja ka tre grupe kromozomesh. Shumica e kafshëve kanë vetëm dy grupe.

Krijesa mutante (mutacion) besohet të ketë origjinën nga karavidhet e ngrira, të importuara nga Florida për tregtinë e akuariumit në Gjermani, rreth 30 vjet më parë. Që atëherë ajo është përhapur në të gjithë Evropën, si dhe në Japoni dhe pjesë të Afrikës.

"Karavidhet mund të vendoset në jetën e egër pas largimit nga akuariumi, por lajmi është se ajo u përhap kaq shpejt dhe kaq masivisht", tha autori i studimit, Frank Liku.

Studimi sugjeron që një specie shtazore mund të pushtojë shpejt një zonë të madhe gjeografike pavarësisht riprodhimit pa seks dhe të qenit klonim.

"Njerëzit do të fillonin me një kafshë të vetme, dhe një vit më vonë do të kishin disa qindra", tha Lyko për New York Times.

Ndërsa kërcënimi i saj ndaj Evropës ka qenë i kufizuar deri më sot, BE është në procesin e ndalimit të saj për të parandaluar që ajo të bëhet kërcënim ndaj specieve vendase siç ka ndodhur në Madagaskar. Shtatë llojet e karavidheve të lindura në vendin ishull tani janë në rrezik.

"Kjo karavidhe është një dëmtues serioz," tha për " Science", Gerhard Scholtz, një biolog evolucionar në Universitetin Humboldt në Berlin.

/Ora News.tv/