Karateistja nga Lushnja fiton medaljen e artë në Beograd

Karateistja nga Lushnja fiton medaljen e artë në Beograd

Edicioni i 23 i Ballkaniades në sportin e karatesë i mbajtur në datën 27 deri në 29 prill, në Beograd me pjesëmarrjen e 800 sportistëve ballkanas, ka sjellë një medalje të artë në Lushnje. 

Sportistja Ermelinda Kadiu, pjesë e ekipit 'Bijtë e shqipes' në kombëtaren shqiptare ka dalë fituese në finale duke mposhtur kundërshtaren e saj nga Bosnje Hercegovina. Në finale karateistja lushnjare ka triumfuar duke marrë medaljen e arit. 

Ermelinda Kadiu shprehet e lumtur që ka arritur të ngrejë flamurin shqiptar ndër 800 sportistë nga rajoni në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Ermelinda Kadiu: "Ndihem shumë e emocionuar për këtë çmim dhe shumë krenare sepse kam deruar familjen time dhe veçanërisht profesorin tim Lirim Dedej. Ishte një sfidë e vështirë sepse në finale isha me një boshnjake dhe aty mu duke e vështirë ndeshja."

Trajneri i ekipit 'Bijtë e shqipes' njëkohësisht trajneri i kombëtares shqiptare për këtë kategori grupmoshash në prononcimin e tij ndër të tjera shprehet se marrja e këtij titulli është rezultat i punës  pesë vjeçare me këto mosha

Lirim Dedej: "Kjo është arritje nuk është një rastësi, është një punë 5-vjeçare. Kemi punuar për projektin dhe e arritëm."

Me këtë rast në Shkollën e Mesme të Bashkuar Dushk ku Ermelinda është nxënëse është zhvilluar një pritje e ngrohtë nga mësuesit për suksesin  e saj.

EMISIONET