Kapen 2 kg heroinë në autobusin e linjës Shqipëri - Greqi

Kapen 2 kg heroinë në autobusin e linjës Shqipëri - Greqi

Dy kg heroinë u sekuestruan në autobusin e linjës Shqipëri - Greqi, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë.

Burimet thonë se pala shqiptare kishte dyshime për lëndën narkotike, por nuk arriti ta gjeje, ndaj është kërkuar rikontroll nga pala greke me aparatura më speciale.

Dyshimi u konfirmua dhe në autobus u gjet lënda narkotike.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit për verifikime, ndërsa në vijim priten detajet e operacionit.

(Lajmi u korigjua) 

EMISIONET