3807 shtetas janë ndaluar  të dalin nga Shqipëria në 6 muajt e fundit vetëm nga Pika Kufitare e Kapshticës në Korçë me dyshimin se do të kërkonin azil ekonomik në vendet e Bashkimit Europian.

Shifrat bëhen të ditura nga burime zyrtare në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korcë në analizën e punës.

Drejtori Arben Joco e vuri theksin tek plani kombëtar i masave me qëllim frenimin e fenomenit që është kthyer në shqetësim për disa shtete europiane, ku shqiptarët u radhitën në krye të listës së azilkërkuesve për vitin 2017

Menaxhimi i flukseve hyrje daljeve të emigrantëve në kufi dhe parandalimi i tentativave të trafikimit të lëndëve narkotike ka qenë në qendër të punës së policisë kufitare.

/Ora News.tv/