Kapllanaj: Në 30 qershor qendrat e votimit do jenë me kyç, nuk do qëllojmë vëllezërit tanë

Kapllanaj: Në 30 qershor qendrat e votimit do jenë me kyç, nuk

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se në 30 qershor qendrat e votimit do jenë me kyç.

Më tej ai siguroi se nuk do të ketë përplasje.

Vasili: Nëse si politikë shqiptare keni vendosur se partnerët strategjike janë BE dhe SHBA. Ju i shihni sinjalizimet. Këta kanë thënë të paktën që çdo njeri duhet të respektojë të drejtën e kundërshtarit pa cënuar tjetrin. Kaq mjafton për të mos ngritur një turmë njerëzish për të gjuajtur me gurë turmën tjetër.

Kapllanaj: Ju mendoni se ne do të marrim gurë dhe do të qëllojmë njerëzit tanë? Absolutisht jo. Ne do të pamundësojmë votimet në Mallakastër. Të gjitha qendrat e votimeve janë pronë e Bashkisë do të jenë kyçur. Nuk do të ketë asnjë qendër hapur. Do të zbatojmë dekretin e Presidentit.


EMISIONET