Kapja e 11 mln euro kokainë, grekët akuzojnë shqiptarin: Shkova në Ekuador për kakao

Kapja e 11 mln euro kokainë, grekët akuzojnë shqiptarin: Shkova

Të hënën pritet të dalin përpara gjykatës tre anëtarët e grupit ndërkombëtar të kokainës, të arrestuar nga policie greke, mes të cilëve edhe një 41 vjeçar shqiptar.

Tre të arrestuarit konsiderohen si krerët e grupit të trafikut të kokainës nga Ekuadori në drejtim të Australisë dhe më pas në Greqi për t'u shpërndarë në Evropën Perëndimore.

Dy shtetasit grekë të pyetur nga prokuroria vendase ia atribuojnë trafikut të kokainës shqiptarit. Njëri prej tyre ka deklaruar se mendonte se po transportohej kakao dhe jo kokainë.

Pronari i një kafeneje, djali i një astrologie të njohur në vend, pretendon se nuk kishte dijeni për përfshirjen e tij në organizatë dhe udhëtoi për në Ekuador për transportimin e kakaos.

“Kam shkuar në Ekuador për të mbyllur një punë për transport të kakaos. Kur shkova aty, përfaqësuesit e kompanisë së kakaos me kërkuan që të fotografoja një mjet lundrues dhe fotografitë t’ia dorëzoja një shqiptari në Greqi. Gjithashtu ata më kërkuan t’ju gjeja një mjet lundrues dhe një avokat që të bënin dokumente greke. Kur u ktheva në Greqi, kuptova që diçka e çuditshme po ndodhte dhe se mjeti lundrues nuk do transportonte kakao por drogë dhe avash-avash u distancova nga njerëzit e kompanisë", ka deklaruar avokati i shtetasit grek të arrestuar.

Sipas dokumenteve, anija me vela me emrin "Sunset", do të transportonte të paktën 500 kg kokainë, ndërsa janë kapur mbi 300 kg. Sipas hetimeve, grupi ka nisur aktivitetin së paku nga muaji shtator i këtij vitit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe financuar qasjen me transportin detar nga Ekuadori për në Australi, ndërsa në tetor kanë organizuar procedurat e tjera për gjetjen e ekuipazhit, blerjen e komponentëve të nevojshëm për lundrim, etj.

Sipas hetimeve, përgjegjësia e tre të arrestuarve në Greqi janë si më poshtë: 63 vjeçari grek dhe 41 vjeçari shqiptar ishin përgjegjësi për planifikimin, organizimin, financimin dhe rregullimin e anijes, ndërsa 42 vjeçari grek, do të ishte përgjegjës për procedurat e mëtejshme të transferimit të drogës nga Australia në Greqi.

Fillimisht u tha që vlera e kokainës ishte 1.5 mln euro, por nëse ajo do të shpërndahej në tregun me pakicë, do t'u sillte fitime prej 11 mln eurosh.

Lajme nga kategoria:

Rrjetit Ekuador-Australi-Greqi i kapen 1.5 mln € kokainë, pranga "shefit" shqiptar e grupit

Rrjeti i kokainës Ekuador-Australi-Greqi, fotot e të arrestuarve, mes tyre një shqiptar


EMISIONET