Peshkopi që udhëhoqi funeralin e Aretha Franklin i ka kërkuar falje këngëtares Ariana Grande pasi u akuzua se e ka ngacmuar atë në skenë.

Pamjet tregojnë peshkopin Charles H Ellis III duke mbajtur Arianën nga beli, por gishtat e tij i kanë prekur gjoksin.

"Nuk do ishte kurrë qëllimi im që të prek gjoksin e ndonjë femre. Ndoshta kam kaluar kufirin, kam qenë shumë i afërt ose miqësor. Por sërish, kërkoj falje", tha ai për Associated Press.

Peshkopi shtoi se ka përqafuar cdo artist, mashkull apo femër gjatë funeralit të mbretëreshës së Soulit. Por njerëzit filluan të publikojnë fotografi të momentit me Arianën, duke e akuzuar për ngacmim seksual në publik.

/Ora News.tv/