Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës është kapur me 16 kg kokainë nga policia në Greqi.

Në pranga përfunduar dy shtetas grekë, 42 vjeçar dhe një i huaj, 43 vjeçar, kombësia e të cilit nuk është bërë e ditur.

Operacioni u zhvillua mesditën e djeshme në Chalkidona në Atika, ku 43 vjeçari po udhëtonte me një makinë ku ishte fshehur lënda narkotike e ndarë në 20 pako. Kokaina ishte fshehur brenda hapësirës në rrotat e basme dhe pjesët anësore të mjetit.

Nga hetimet e policisë zbuloi se 43 vjeçari kishte rolin drejtues në bandën kriminale dhe ka futur në Greqi sasi të mëdha kokaine. Ai u arrestua në momentin kur drogën do t'ua jepte dy shtetasve të arrestuar, anëtarët e bandës. Ata do ta transportonin më tej lëndën narkotike në territorin grek.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe 1.620 euro, tre telefona celularë si dhe makina private.

Operacioni është bërë në bashkëpunim me zyrën e DEA-s në Athinë.


/Ora News.tv/