Kapet pas 40 vjetësh vrasësi serial i Kalifornisë, një ish polic

Kapet pas 40 vjetësh vrasësi serial i Kalifornisë, një ish

Përfundon pas 40 vjetësh, kërkimi i  "mostrës së Kalifornisë", shkruan tgcom.it

Policia dhe FBI kapën më në fund njeriun që kreu 12 vrasje, 45 përdhunime dhe 120 grabitje.

 Joseph James DeAngelo, një ish agjent që sot është 72 vjeç, i mbiquajtur "Golden State Killer", ka ngjalurr terror në Kaliforni në vitet '70-'80.

Përveç njohjes nga ana vizive, thelbësore ishte analiza e ADN.

Për më shumë se 40 vjet kishte mbetur një i dyshuar "pa fytyrë".

Ishte terrori i zonës dhe u deshën dhjetra vjet për ta gjurmuar si dhe ndihma e një investigatori si dhe e një libri.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Zyrës Investigative Federale, Angela Bell.

Një lirbër bëri të rihapen hetimet: Burri që përfundoi në pranga në kontenë e Sacramentos quhet Joseph James DeAngelo.

Përshkrimi i tij përkon me atë që shkaktoi terror në SHBA në vitet 70-80-të.

Kërkimet kishin rinisur në fillim të këtij viti, pas publikimit të një libri me titull "I'll Be Gone in the Dark", ("Do kem shkuar në errësirë") shkruar nga Michelle McNamara, autore që është e apasionuar pas këtij rasti.

Rast, mbi të cilin investigatori i  kontesë Contra Costa, Paul Holes, punoi për dhjetra vjet, duke afirmuar se vrasësi vazhdonte të ndiqte lajmet rreth krimeve të tij, duke ndryshuar mënyrën me të cilën sulmonte viktimat e tij.

"I mbulonte gjurmët e tij shumë mirë", ka thënë Holes. "Atë që nuk mundi dot të llogarisë, ishte përdorimi i teknologjisë për të rënë në gjurmë të ADN-së, të cilat do të zinin vend në të ardhmen. "

Dedektivi ka shpjeguar se vrasësi ka lënë shumë gjurmë të ADN-së së tij dhe policia i ka përdorur për ta verifikuar.

Viktima e parë e vrasësit ishte një grua që u përdhunua pikërisht në shtëpinë e saj më 18 qershor 1976.

Viktima, Jane po flinte me djalin e saj 3 vjeçar, ndërkohë që i shoqi kishte vajtur në punë.

Një burrë i maskuar u fut në dhomën e gjumit dhe mbante në dorë një hanxhar kasapi.

Lidhi nënë e bir, i fashoi dhe më pas përdhunoi  gruan.

Që nga ai çast, u kthye në një nga njerëzit më të kërkuar në Amerikë.

Ndërkohë ai vazhdonte të kryente vrasje, përdhunime dhe grabitje të ndryshme në komunitetin e Kalifornisë.

Fillimisht rrëmbente vetëm gra me fëmijë, më pas sulmonte edhe çifte të ndryshme në shtëpitë e tyre.

Askush nuk kishte arritur ta identifikonte.

Në 2001-shin, FBI ofroi një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për këdo që jepte informacion për të mbërritur tek arrestimi i tij.

Rasti u mbyll pas 40 vjetësh.

EMISIONET