Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

I kërkuari nga Italia me iniciale R. K., banues në Fier, u kap në një lokal në lagjen pavarësia.

"Në një lokal në lagjen "Pavarësia", Vlorë u arrit kapja dhe arrestimi i shtetasit  R. K., banues në Fier. Gjykata e Breshias/Itali në vitin 2018, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tij për veprën penale 'Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim' sipas Kodit Italian,  ku maksimumi i dënimit është deri në 20 vite burgim,"-raporton policia.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/