Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kap me një sasi droge, armë dhe kapsolla per lende plasëse.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar "Kir" u arrestua në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.

"Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje", sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

- 4.5 kg kanabis;

- 2 armë zjarri automatike;

- 19 kapsolla per lende plasëse;

- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;

- 10 krehera; 

- 77 fishekë;

- 2 radio marrëse e dhënëse.

Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

/Ora News.tv/