Jeremy Meeks, krimineli që u bë i njohur në të gjithë botën për pamjen e tij është zënë 'mat' duke tradhëtuar të dashurën e tij Chloe Green.

Romanca e tij pushtoi faqet rozë pasi shkatërroi martesën disa vjeçare me ish-bashkëshorten Melissa, me të cilën ka edhe fëmijë. Kjo e fundit ka treguar hapur sa rëndë i përjetoi fotografitë e Jeremy me trashëgimtaren e TopShop.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se ai ka tentuar ti rikthehet, gjë që e quajti tradhti ndaj Chloe.

“Ish-bashkëshorti im ka qenë i padrejtë me lidhjen e tij të re. Me mua… Unë zgjedh më mirë të jem vetëm, e lumtur dhe me respekt për veten sesa të luajnë me mua.”

Edhe pse modeli i njohur u kontakua për të komentuar rreth këtyre akuzave, nuk reagoi. Në një intervistë ai insistoi se do të lidhej me trashëgimtaren edhe nëse ajo nuk do të ishte e pasur.

“E dua Chloe për atë që është dhe nëse nuk do kishte asnjë dollar nuk do më interesonte se jemi të lumtur,” – tha ai.

Romanca e të dyve u bë e ditur në qershor kur u fotografuan në jaht në qershor.  

/Ora News.tv/