Kapet i dënuari me 11 vite burg për vjedhje në Gjirokastër

Kapet i dënuari me 11 vite burg për vjedhje në Gjirokastër

Një 50 vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje është kapur nga policia në Gjirokastër.

Në pranga ka rënë Adriatik Kanushi, banues në fshatin “Arshi Lengo”, pasi rezulton i dënuar me 11 vite burg për nje grabitje të kryer me armë në vitin 1999.

"Ndalimi i Adriatik Kanushit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendim nr.204, datë 13.07.2009 e ka dënuar me 11 vjet burgim për veprën penale 'Vjedhja me armë' parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal,"-raporton policia.

Më datë 20.02.1999, nën kërcënimin e armës ai i’u ka vjedhur një sasi lekësh shtetasve me iniciale L.B., F.B., dhe M.I., të tre banues në Përmet.

EMISIONET