Policia financiare italiane ka sekuestruar  një  gomone me 1 ton marijuanë e nisur nga Shqipëria drejt Italisë. Në pranga është vënë skafisti shqiptar N.M 34 vje Operacioni i financës italiane është ekzekutuar rreth orës 12.15 të ditës së djeshme në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Lecces.

Trupat ajrore e detare të policisë italiane të impenjuara në operacionin Themis 2018 të Agjensisë europiane Frontex për patrullimin e ujërave të Adriatikut janë vënë në ndjekje të gomones. Gjatë ndjekjes skafisti shqiptar ka hedhur në det sasinë e drogës dhe në afërsi të brigjeve të komunës Marina di Novaglia në provincën e Lecces ka braktisur gomonen për t'i shpëtuar arrestimit të forcave italiane.

Operacioni i financës italaine ka mundur të ndaloj skafistin si dhe të vërë në siguri gomonen e cila lundronte e vetme  në shpejtësi të lart duke vënë në rrezik mjetet e tjera lundruese.

Sasia e marijuanës së sekuestruar është rreth 1 ton me një vlerë prej 1 milionë euro. Gjithashtu në gomone jaën gjetur dhe 1 kg hashash

Gomonia eshte e gjatë 7 metra dhe e pajisur me 2 mottora të fuqishëm ajshtë bordit prej 100 kv.

Njoftimi i policisë shqiptare për drogën

Sekuestrohet gomonia me rreth 1 ton kanabis, arrestohet skafisti, 1 tjeter ne kerkim Falë bashkëpunimit operativ, tashmë i qëndrueshëm, mes Autoriteteve te Policisë shqiptare dhe Grupit Detar të Guardia di Finanza të stacionuar në Durrës dhe Zyrës Nderlidhese policore shqiptare u koordinua dhe finalizua goditja e rradhes kunder trafikimit te narkotikeve.  Operacioni nisi pasditen e djeshme dhe u ndalua një gomone në zonën e Leçes.  Trafikantet gjate ndjekjes me helikoptere te Frontex dhe mjete detare, e hodhen drogen ne det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos.  Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det.  Forcat italiane kane arrestuar shtetasin M.Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur ne kerkim bashkepunetorin e tij.  Mes forcave policore prezente në dy vendet, vijon puna dhe shkëmbimi intensiv i informacioneve per hetimin e plote te rastit. Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të publikohen te tjera informacione.

/Ora News.tv/