Kapet 48-vjeçarja shqiptare me kokainë në Athinë

Kapet 48-vjeçarja shqiptare me kokainë në Athinë

Një grua 48 vjeçe është arrestuar të premten (20 korrik) pasi policia gjeti 1 kilogram kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së saj në Athinë.

Sipas mediave greke, lënda narkotike u gjet në një vazo qelqi që përmbante oriz në një thellësi prej 55 cm.

Policia bastisti shtëpinë e gruas me shtetësi shqiptare dhe e raportoi si pjesë e një bande për shpërndarjen e srogës që vepronte në kampet e romëve në zonat Aghia Sotira dhe Avliza Menidi.

Banda pësoi një 'rënie fatale' në fund të qershorit kur 24 anëtarë nga mosha 20-71 vjec u arrestuan.

EMISIONET