Kapen në banesë me mbi 90 kg drogë, në pranga shqiptari dhe dy italianë

Kapen në banesë me mbi 90 kg drogë, në pranga shqiptari dhe

Një tjetër operacion antidrogë është ekzekutuar gjatë ditës së sotme në Itali.

Antidroga e Romës në bashkëpunim me repartin operativ të provincës së Castelverdes, ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve një shqiptar me akuzën e trafikut të mbi 90 kg marijuanë.

Shqiptari është identifikuar me inicialet P. M., 30 vjeç ndërsa dy personat e tjerë janë C.M., 31 vjeç, me kombësi rumune edhe D.G., 49 vjeç, shtetas italian.

Në banesën ku jetonin 3 të arrestuarit janë gjetur rreth 90 kg marijuanë, një pistoletë e modelit Cobra Coll e kalibrit 38 special me numër serie të fshirë, si dhe plumba e materiale për përgatitjen e konfeksionimit të dozave të drogës.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 5 mijë euro kash.

 Të arrestuarit janë shoqëruar në burg e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

/FOTO ARKIVE

EMISIONET