Kur kontrollorët në aeroportin e Kajros po monitoronin kalimtarët, ata nuk u besonin syve të tyre; në një valixhe ishin dy luanë, të gjallë por të “droguar”.

Autoritetet në aeroportin e Kajros në Egjipt kanë ndaluar përpjekjet e një kuvajtjani për të kontrabanduar dy këlyshë luani me anë të një valixheje. 

Udhëtimi i burrit u anulua teksa po kryheshin procedurat ligjore. I dyshuari i kishte vendosur këlyshet nën anestezi si një mënyrë që kafshët të mos reagonin. 

Kafshët e vogla u zbuluan gjatë një inspektimi rutinë. Ai tha se nuk e dinte që ishte e paligjshme t'i merrje kafshët në atë mënyrë.

Policia arrestoi burrin nga Kuvajti, ndërsa luanët u dërguan në kopshtin zoologjik të Gizës.

/Ora News.tv/



/Ora News.tv/