Një sasi e madhe kanabisi është sekuestruar nga policia e Tepelenës gjatë finalizimit të një operacioni antidrogë mbrëmjen e sotme.

 Raportimet e para flasin për 500 kg droge por dyshohet që sasia te jete me e madhe pasi nuk ka ende njoftim zyrtar.

Lënda narkotike u gjet në banesen e shtetasit Zeman Kordha, në fshatin Kordhaj. 

Policia bëri arrestimin e 59-vjeçarit dhe djalit të tij 29 vjeç, ndersa shpalli ne kerkim djalin tjeter të Zemanit, A.K.

Lënda narkotike dyshohej se synohej të trafikohej në drejtim të Greqisë dhe është një nga ngarkesat më të mëdha të kapura muajt e fundit në Gjirokastër.

Në vijim priten detaje të tjera rreth operacionit.

/Ora News.tv/