Një sasi prej 23.5 kg kanabis sativa në formë çokollate është sekuestruar nga policia në pikën e kalimit kufitar në Qafë Botë në Sarandë. Lënda narkotike është gjetur gjatë kontrollit të një mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Fatos Alushllari.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 22 pako.

Shtetasi Fatos Alushllari, 48 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ''Trafikim të lëndëve narkotike”.

/Ora News.tv/