Kapen 105 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Kapen 105 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Rreth 105 kg marijuanë janë kapur në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës.

Operacioni u zhvillua nga policia greke në Kerasoxori.

Policia ndaloi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe brenda tij u gjetën dhe sekuestruan 100 pako me 105 kg e 460 gramë marijuanë dhe një pistoletë TT.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34-vjeçar, të cilit iu sekuestrua edhe një pasaportë shqiptare me vulë hyrëse të falsifikuar, ndërkohe rezulton se atij iu ishte ndaluar më parë hyrja në zonën Schengen.

Mjeti rezulton i marrë me qera në Greqi. Policia sekuestroi dhe 2 celularë e 250 euro.

Prej fillimit te vitit në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Arte, Aitiloakarnania, Patra, Kostur, Grevena, Follorine, Aleksandroupoli, etj. policia greke ka sekuestruar rreth 11 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.

EMISIONET